Tifozet vazhdojne te mos lejohen ne stadiumet shqiptare si rrjedhoje e situates se krijuar nga pandemia, por shume prej tyre nuk mund te heqin dore nga ndjekja e ekipeve te tyre te zemres.

Edhe sot ne Shkoder, ne ndeshjen e hapjes se kampionatit, ate Vllaznia- Apolonia, ka patur shume tifoze qe kane dashur te jene te pranishem ne stadium, por nuk jane lejuar.

Megjithate, ka patur edhe te tjere qe kane gjetur menyra te tjera per te ndjekur kete perballje te javes se pare te kampionatit.

Kjo foto e te mirenjohurit Mikel Thepina flet vete. Ne te shihen tre tifoze te cilet jane mbi tarracen e nje pallati prane stadiumit “Loro Boriçi”.

Dy prej tyre kane hapur edhe nje flamur te madh te Vllaznise dhe po ndjekim me endje ndeshjen ne stadium dhe kuptohet qe jane kenaqur nga fitorja e skuadres se tyre te zemres./SHKODRA-SPORT.COM/