Vllaznia U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vijon rrugetimin e saj drejt arritjes se objektivit te saj. Ajo ne takimin e rradhes ka mundur me rezultatin 2-1 Partizanin e drejtuar nga Ledio Pano.
Ndeshja eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh dhe pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara nga te dy ekipet, nuk ka prodhur gol dhe per kete arsye, eshte mbyllur ne barazim 0-0.
Ne te dyten ka qene krejt ndryshe. Ne minuten e 42-te ka qene Luçano Kola qe ka bere gjithçka mire ne krahun e majte, ka krosuar ne zone, aty ku Zaganjori i vetem perballe portierit kundershtar, nuk e ka patur shume te veshtire qe me koke ta dergoje topin ne rrjete.
Epersia e kuqebluve te drejtuar nga trajneret Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani ka vijuar edhe ne minutat e tjera dhe ne te 63-ten ata kane fituar te drejten e nje 11-metershi.
Ate e ka marre persiper ta ekzekutonte serish Zaganjori qe eshte i sakte dhe e dergon topin ne rrjeten e portes se te kuqve. Ketu duket se ndeshja mbaroi por pak minuta me vone, do te kishte 11-metersh per Partizanin.
Ne minuten e 68-te do te ishte Çela qe nga pika e bardhe dhe do te ishte i sakte perballe portierit Jukaj. Ne minutat e mbetura, pavaresisht perpjekjeve, nuk ka gol tjeter dhe ne kete menyre, gjithçka do te mbyllej me fitoren 2-1 te Vlalznia U15.
Kjo e fundit me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve dhe mban vendin e trete pas Tiranes qe ka nje pike me shume, nderkohe qe kryeson renditjen Internacional me 42 pike.
www.shkodrasport.com