Vllaznia U21 merr edhe fitoren e trete rradhazi. Problemet qe kishte me arritjen e suksesit ne javet e para te kampionatit, tashme duket se jane lene pas nga skuadra e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi.
Mesditen e sotme ajo ka arritur nje tjeter fitore, kete here ndaj Vores me rezultatin e paster 2-0. Dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Mirsad Zahi i cili i ka shenuar te dy golat e ndeshjes.
Ai e ka shenuar te parin ne fund te pjeses se pare dhe te dytin pikerisht atehere kur Vora iu afrua shume barazimit, por me nje gjuajtje te bukur nga jashte zone e dergoi topin ne rrjete, duke i dhene ne kete menyre nje trepikesh me vlere kuqebluve.
Me fitoren e sotme ndaj Vores e ka ngjitur Vllaznine U21 ne kuoten e 13 pikeve duke iu afruar tashme gradualisht vendeve te para te renditjes qe jane dhe objktivi i saj./SHKODRA-SPORT.COM/