Partizani do të luajë kundër Kamzës, ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Superiores.
Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa tashmë trajneri Klevis Dalipi ka vendosur për formacionin titullar.
Trajneri i të kuqve ka befasuar sërish teksa ka lënë jashtë portierin Alban Hoxha, ndërsa këtë radhë si mbrojtës i djathtë do të luajë Fejzullahi dhe jo Ibrahimi.
Në mesfushë është preferuar Sulejmani para Bruno Telushit. Ndërkohë në fazën sulmuese nuk është preferuar Gerhard Progni. Edhe në këtë takim nuk do ta nisë si titullar as kapiteni Idriz Batha, që me sa duket ka “firmosur” largimin nga të kuqtë.
Ja formacioni kundër Kamzës:
Xhika
Fejzullahi – Belica – Gojkoviç – Kalari
Mala – Sulejmani
Asani – Bardhi – Trashi
Abdurrahimi