Ekipi i Lushnjes është duke kaluar një moment shumë të vështirë në Superiore. Humbja e fundit ndaj Vllaznisë i ka shuar shpresat e Lushnjes për një mbijetesë në këtë sezon.
Gjatë një komunikate për shtyp, Hysen Dedja ka folur për takimin që ka zhvilluar me kryebashkiakun, teksa ka ngritur edhe dyshime për një tentativë ndërhyrje nga e Vllaznisë kundrejt futbollistëve të ekipit të Lushnjes.
“Nga takimin që pata, kryebashkiaku më dha besimin të vazhdoj me skuadrën. Doja të largohesha pasi jemi larguar në një përqindje të madhe nga objektivi por përsëri nuk heq dorë.
Lojtarëve u kërkoj të kenë impenjim maksimal pavarsisht se jemi shkëputur shumë në krahasim me ekipet e tjera. Kryebashkiaku u dha garancitë financiare për skuadrën pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet Lushnja.
Unë kërkoj në maksimum nga skuadra të luftojnë deri ne takimin e fundit që tifozët t’i respektojmë deri në fund dhe mos të kemi ndërhyrje nga ekipe tjera.
Në momentin që dikush ndërhyn te ndeshjet, ai lojtar s’ka më vend as te Lushnja, as në një ekip tjetër në Shqipëri.
Në ndeshjen me Vllazninë mendohet të ketë pasur tentativë për ndërhyrje, megjithëse nuk kemi asnjë investigim që ka ndodhur kjo gjë.
Kemi pasur një trysni të madhe prej këtyre gjërave, por nuk do të jenë në skuadër”, është shprehur Hysen Dedja. /vipsport/