Brazili mposhti Kolumbinë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

Fitorja erdhi në minutat e fundit falë një goli të Vinicius, por ndeshja u shënjua gjithashtu nga shtatë ndërrime të trajnerit Dorival, që ngjallën disa shqetësime dhe dyshime te tifozët.

Dyshime që u shpërbënë menjëherë nga rregullorja.

Pas një përplasjeje të fortë në minutën e 70-të mes portierit Alison dhe kolumbianit Sançez, trajneri i Brazilit shfrytëzoi siç duhet “protokollin shtesë për ndërrimet për shkak të tronditjes cerebrale” për të futur dy lojtarë të tjerë përveç pesë ndërrimeve të zakonshme, të cilën ia lejon rregullorja që është në fuqi.