Tre klube shqiptare, mes te cileve edhe Vllaznia sot i kane syte nga Nion i Zvicres ku ne oren 16:00 do te hidhet shorti i turit te pare te “UEFA Conference League”. Nga Shkodra pjesmarres ne kete short jane edhe dy pjestare te klubit kuqeblu, sekretari i pergjithshem Blendi Dibra dhe drejtori sportiv Tefik Osmani.

Ka qene vete sekretari Dibra qe pak minuta me pare ka postuar nje foto ku ai dhe Osmani jane bashke edhe me perfaqesues te klubeve te tjera shqiptare, pjesmarres ne kete short.

Vllaznia eshte e pozicionuar ne grupin e katert dhe renditet ne 5 skuadrat e favorizuara te ketij grupi krahas KuPS Kuopio (Finlande), B36 Tórshavn (Ishujt Faroe), FCI Levadia Tallinn (Estoni) dhe Connah’s Quay Nomads FC (Uells).

Nderkohe kundershtaret e ketyre ekipeve jane 5 skuadra te tjera do te jene Valur (Islande), Slovenia Bravo (Slloveni), Latvia Auda (Letoni), Luxembourg UNA Strassen (Luksemburg) dhe Lithuania Šiauli (Lituani).

Qe do te thote se edhe Vllaznia do te ndeshet me njeren prej 5 skuadrave te mesiperme dhe do te jete shorti i dites se neserme ai qe do te vendose se kush do te jete kundershtari i saj. Ne pamje te pare, te gjithe kundershtaret duken te kalueshem, por problemi kryesor eshte vetem distanca e larget me kater prej tyre. Gjithsesi e rendesishme eshte qe shkodranet te kualifikohen per ne turin e dyte te “UEFA Conference League”./www.shkodrasport.com/


Group 4

Seeded:

KuPS Kuopio (FIN)
B36 Tórshavn (FRO)
FCI Levadia Tallinn (EST)
Connah’s Quay Nomads FC (WAL)
KF Vllaznia (ALB)


Unseeded:

FA Šiauliai (LTU)
NK Bravo (SVN)
FK Auda (LVA)
FC UNA Strassen (LUX)
Valur (ISL)