Ne shume ndeshje ka shenuar Qardaku, ne te tjera Ndreca. Ne disa prej tyre kane shenuar te dy sebashku dhe i kane dhene shume pike ekipit te tyre Vllaznia U19 qe me merite kryeson renditjen e kampionatit dhe po shkon e sigurte drejt titullit te trete kampion rradhazi.
Interesant eshte fakti se kjo dyshe po shfaqet gjithnje e me shume protagoniste me kete ekip dhe sebashku kane shenuar 35 gola ne kete kampionat. 20 prej tyre kane per autor Eridon Qardakun, 15 te tjere Akileu Ndrecen.
Interesant eshte fakti se keto dy lojtare jane shenuesit me te mire jo vetem te Vllaznise por edhe nder ato te krejt kampionatit. Renditja kryesohet pikerisht nga Qardaku i cili eshte i pari, i dyti eshte futbollisti Veriu i Tiranes me 19 gola, i treti Çoba i AAS dhe i katerti…Ndreca me 15.
Diçka shume e bukur dhe padyshim qe kemi te bejme me dy futbolliste te cilet patjeter qe duhet te jene ne vemendjen e ekipit te pare te Vllaznise. Per te mos thene se ata jane te vonuar me to.
© shkodrasport.com