Prej disa kohesh ka nisur puna te Akademia Vllaznia dhe ekipet e para te saj qe zbriten ne fushen e stervitjes kuptohet qe ishin ato U19 dhe U17.
Ka pas nje kureshtje nese do te kishte ndryshime ne drejtimin e tyre, por drejtuesit e Akademise dhe ato te klubit kane vendosur qe t’i besojne serish te njejteve trajnere qe i kane drejtuar keto ekipe edhe gjate sezonit te kaluar.
Keshtu, tek ekipi U19 trajner do te jete serish Luan Zmijani, nje nga me te suksesshmit ne futbollin e moshave dhe jo vetem ne Shkoder, nga duart e te cilit kane dale shume lojtare cilesore qe sot luajne me sukses ne shume ekipe te Superliges.
Nderkohe tek ekipi U17 do te vazhdoje te drejtoje serish Brikeno Bizi i cili edhe sezonin e kaluar kete ekip, duke e çuar madje deri ne finalen e kampionatit.
Nderkohe,tek stafi i te rinjve nuk do kete levizje as tek ndihmesi i Zmijanit sepse do te vazhdoje te punoje serish me te Gjon Kola, ndersa tek paraterinjte ka ne ndryshim. Nuk do te jete me Ylad Pirani krahu i djathte i Bizit (ka kaluar tek nje ekip tjeter) dhe ne vend te tij eshte emeruar Denis Zmijani./SHKODRA-SPORT.COM/