Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së Gabonit në ndeshjet e kualifikuesve të Kupës së Afrikës i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Pierr Emerik Aubamejang. Lojtari ishte shfaqur në një formë të dobët si pasojë e problemeve shëndetësore dhe fillimisht mendohej se ishte i infektuar nga COVID dhe Arsenalit e la edhe të izoluar për disa ditë.
Por këto probleme duket se i kanë ardhur nga malaria, me zëra që qarkulluan prej ditësh dhe që u konfirmuan sot nga vetë sulmuesi i cili postoi një foto nga spitali ku ishte i shtruar për t’u kuruar.
“Hej miq, faleminderit për të gjithë mesazhet dhe telefonatat, Fatkeqësisht kam kontaktuar malarien ndërsa isha me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë. Kam kaluar disa ditë në spital këtë periudhë por po ndjehem mjaft më mirë çdo ditë që kalon, falë mjekëve të shkëlqyer që gjetën virusin kaq shpejt.
Unë nuk po ndjehesha vetvetja në dy javët e fundit por do të kthehem më i fortë shumë shpejt”, shkruante Aubamejang në postimin e tij në rrjetet sociale. /vipsport/