Ne Shkoder ende vazhdojne te kene antipati per Ernest Gjoken, trajnerin me te cilin Vllaznia ra nga Superliga dy sezone me pare dhe jo per rezultatet qe arriti ekipi ne ate kampionat, por me teper per menyren si ky trajner braktisi skuadren dy jave para fundit.
Por duket se nuk jane vetem shkodranet qe kane kete mendim per kete trajner. Ka qene ish-futbollisti i Kukësit, Irakli Dzaria i cili në një intervistë për VipSport nder te tjera perveçse është shprehur se periudha e kaluar në Shqipëri ka qenë stresuese dhe ka folur edhe per presidentin e kesaj skuadre, por edhe per ish- trajnerin Gjoka.
Futbollisti gjeorgjian eshte shprehur se për herë të parë në jetën e tij shikonte një president të zbriste në dhomat e zhveshjes në përfundim të 45 minutave të para
Dzaria ka patur ne prononcimin e tij kritika për trajnerin Gjoka, pasi sipas tij një trajner që ka frikë nga presidenti, nuk mund të jetë trajner.
“Ku është Gjoka? Është pa punë normalisht. Ai nuk ishte një trajner i fortë. Ishte i mirë vetëm në teori, në letër. Kur dikush ka frikë shumë nga presidenti, për mua nuk është trajner”- ka thene ai.