Pasi u rrëzua në Kategorinë e Parë, tashmë te Vllaznia është koha e bilanceve dhe largimeve. Një prej futbollistëve që ka zgjedhur të largohet nga Shkodra, është edhe mesfushori Arlind Kalaja që pritet të shkojë te Kukësi.
Ai ka akuzuar Vllazninë për “persekutim”, duke u shprehur se klubi nuk i ka dhënë shumë hapësirë në fushën e lojës.
Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, futbollisti ka shprehur krenarinë që ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë, ndërsa në fund ka bërë edhe një falënderim për personat që e gjykuan dhe kuptuan gjithçka, pa pasur nevojën e shpjegimeve.
Reagimi
Pershendetje te gjitheve!
Qe nga sot nuk do jem me lojtar i KF.Vllaznia.
Vllaznise i dedikoj absulutisht cdo gje, sukseset dhe rrezimet e mia. Qe nga kontakti jem i pare me topin kam perfaqsu gjithmone kte fanel,dhe kjo gjithmone mka ba krenare.
Vllaznia per mua nuk do jete kurre nje klub futbolli , Vllaznia eshte shtepia ime.
Faleminderit cdo tifozi qe mka perkrah ne momente te mira dhe te veshtira.
Faleminderit atyre qe gjykuan pa ditur dhe faliminderit atyre qe kuptuan pa patur nevoje per shpjegime. Faleminderit Vllaznia dhe Forca Vllaznia