Pas stervitjes se sotme, ekipi i Vllaznise ka marre rrugen drejt Ulqinit ku do te qendroje per stervitje deri ne fund te kesaj jave. Nga ajo qe eshte verejtur gjate nisjes se ekipit, ka rene ne sy mungesa e ndonje emri te ri lojtari.

Por nga ana tjeter, eshte konstatuar se bashke me grupin e madh te lojtareve qe jane pjese e kesaj skuadre qe ne fillimin e sezonit, kane qene edhe disa futbolliste te rinj.

Behet fjale per futbollistet e ekipit U19 te Vllaznise Aron Jukaj, Kevin Dodaj, Ersi Zaganjori, Klajti Halili, Amir Brahimi dhe Egert Selmani. Ato do te jene bashke me skuadren ne keto dite stervitje dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume e mire per te ardhmen e tyre.

Tre prej ketyre lojtareve 18 vjeçare tashme kane debutuar me ekipin e pare te Vllaznise dhe kjo padyshim qe eshte nje arritje per klubin shkodran i cili ka vendosur t’i besoje gjithnje e me teper elementit te ri te tij./SHKODRA-SPORT.COM/