Cristiano Ronaldo nuk ka rezervuar surpriza për fundin e karrierës së tij. 40-vjeçari ka vendosur të vijojë të luajë tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku deri tani ka shënuar 88 gola në 96 ndeshje.

5 herë fituesi i Topit të Artë fiton rreth 3.8 milionë euro në javë në Arabinë Saudite, ku ndihet i lumtur dhe i vlerësuar për rolin që ka në fushë dhe jashtë saj.

Ai po sfidon veten duke luajtur në këtë moshë dhe pritet të luajë edhe për një sezon e gjysmë tek Al-Nassr, skuadër ku është ambientuar mirë tashmë.

Për Ronaldon është përfolur se mund të rikthehet në Europë. Ai është kërkuar nga Newcastle dhe nga PSG, por deri tani nuk kanë rezultuar lajme të konfirmuara nga klubet./telesport/