E ardhmja e Elseid Hysaj është në pikëpyetje. Mbrojtësi i Napolit është përfolur për një largim nga blutë, e diçka e tillë mund të ndodhë në verë.

Për këtë temë ka folur agjenti i tij tek Radio Punto, Mario Giuffredi, i cili ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e shqiptarit.

“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment…” – tha ai.

27 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015, periudhë në të cilën vinte nga ekipi i Empolit.