Lionel Mesi e ka vendosur dhe kërkon të largohet nga Barcelona pa përmbushur edhe një sezon që i ka mbetur në kontratë. Klubi po bën maksimumin që ta mbajë ende në Katalonjë, por zhgënjimi i argjentinasit me skuadrën dhe drejtuesit është i madh. Tashmë, të gjithë po mundohen të kuptojnë se cila do të jetë e ardhmja e “pleshtit”. Një nga ekspertët më të zotë të merkatos është italiani Xhanluka Di Marcio, i cili shprehet se Interi ka vështirësi për të mbyllur tratativën dhe sipas tij sulmuesi do të përfundoj te PSG.

“Aktualisht tifozët e Barcelonës e kanë kapur me klubin, por vullneti për t’u larguar është i lojtarit. Prandaj, shoh një mungesë respekti nga ana e Mesit në lidhje me shoqërinë. Edhe duke qenë numri një, nuk mund të jesh mbi shoqërinë. Nuk po sillet si profesionist”.

Mesi në Itali, te Interi? “Sipas meje nuk do të mbyllet tratativa me Interin, është diçka shumë e komplikuar. Për mendimin tim, vetëm PSG mund t’i bëjë mirë Mesit. Sipas meje do të shkojë në Francë, që është kampionati më adapt për atë. Një kampionat më i qetë dhe më pak i fortë se ai anglez. Kështu, Mançester Sitin e shoh larg sepse nuk mund ta përballojnë, do të ishte një shpenzim shumë i madh”, u shpreh Di Marcio. /VipSport/