Legjenda e Brazilit, Markos Moaresh Kafu, ka dhënë një intervistë për mediat 20 vjet pas triumfit në Kupën e Botës në vitin 2002 në Japoni, që për të ishte titulli i dytë botëror.
Mes të tjerash, ai është ndalur dhe te dy brazilianët e sulmit të Realit të Madridit, Vinicius Zhunior dhe Rodrigo Goesh.
“Vinicius dhe Rodrigo kanë spikatur te Reali. Kanë mbetur edhe pesë muaj para Kupës së Botës dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Megjithatë, nëse këta lojtarë dhe të tjerët arrijnë në të njëjtën formë si sot, Brazili ka shanse të mira për të fituar Kupën e Botës.
Vinicius Zhunior dhe Rodrigo kanë mundësinë të bëjnë histori”, ka thënë Kafu.