Olsi Rama nuk ka qenë në stadium gjatë derbit të djeshëm. Zgjedhje e çuditshme e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, duke qenë se luhej një nga ndeshjet më të rëndësishme të “demave” në këtë sezon.

Fillimisht njerëz pranë tij deklaruan se Rama kishte qenë aty dhe ishte larguar pas përfundimit të pjesës së parë, por ai vetë e përgënjeshtroi këtë, duke deklaruar se nuk ka qenë fare në stadium.

Nuk preferoi të thoshte arsyen se përse kishte munguar, ashtu siç nuk preferoi t’i përgjigjej interesimit të gazetës se çfarë do të ndodhë me Partizanin gjatë ditëve të ardhshme dhe nëse do të vazhdojë të jetë Daja trajner i të kuqve apo jo.