Futbolli nuk do të jetë më i njëjtë pas pandemisë së koronavirusit. Merkatot e ardhshme nuk do të jenë të njëjta dhe skuadrat do të ndiejnë krizën financiare. Por ato klube që e kanë përgatitur mirë të ardhmen e tyre kanë një avantazh të madh ndryshe nga të tjerët. Reali i Madridit është njëri prej tyre, i cili i ka bërë mirë detyrat në këtë aspekt.
Kriza që do të lërë pas virusi nuk do të prekë shumë Realin i Madridit, i cili e ka të ardhmen të ndërtuar dhe thuajse e ka të sigurt formacionin për 5 vitet e ardhshme. Valverde, Odegard, Vinicius, Kubo dhe yje të tjerë si Hazard dhe Kurtua në portë. Shumë alternativa dhe mundësi për të zgjedhur. Një Real i blinduar.
Mbrojtja me dilema- Nëse porta është e sigurt me portierin Kurtua, mbrojtja ka diilema. Rafael Varan është i paprekshëm për disa vite, por Serxho Ramos është vënë në dyshim. Kapiteni dëshiron të rinovojë për 2 vite, por klubi ka dyshime. Një tjetër lojtar i sigurt është Mendi, i cili ka parakaluar Marselon. Në krahun e djathtë mund të rikthehet Ashraf Hakimi. Nuk duhet të harrojmë që si alternativë është Militao, 22-vjeçari që ka kontratë deri në vitin 2025.
Mesfusha e blinduar- Me Kasemiron si gjeneral përpara mbrojtjes dhe Valverden si zëvendësuesin e tij, ky repart duket i blinduar. Pa harruar lojtarët që janë të huazuar dhe mund të rikthehen si Odegard dhe Kubo. Të tjerët Isko, Kros, Modriç mund të japin kontributin e tyre për të ndihmuar të rinjtë që do të afrohen.
Hazard dhe brazilianët- Në sulm kemi një Real brazilian. Vinicius, Rodrigo dhe Reinier garantojnë spektakël në repartin e avancuar, po pa harruar që lideri i projektit të ardhshëm do të jetë Eden Hazard. Sigurisht që edhe Reali do të ketë ndikim nga koronavirusi, por jo sa skuadrat e tjera.