Riccardo Calafiori do të jetë lojtari më i ri i Arsenal. Qendërmbrojtësi i cili shkëlqeu me Italinë në Euro 2024, tashmë ka vendosur të largohet nga Bologna, për të nisur një aventurë të re në Londër.

Klubi i Arsenal ka arritur akordin personal me vetë futbollistin.

Ndërsa dy klubet pritet që të bien dakord për shumën e 50 milionë eurove. Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i mbrojtësit italian.

22 vjeçari tashmë është gati për aventurën e re. Calafiori hodhi poshtë interesimin e Juventusit dhe Chelseat, duke vendosur që të bashkohet me “Topçinjtë” e drejtuar nga Mikel Arteta.