Leo Mesi është lojtar i lirë dhe me PSG-në mbylli një aventurë që ndoshta nuk i ka shkuar siç ai e ka pritur.
Ndërkohë, e ardhmja e argjentinasit lidhet mes Barcelonës dhe Arabisë pasi është Al Hilal që po pret për të.
Paraditen e sotme, babai i futbollistit Jorge Mesi ka shkuar në shtëpinë e Joan Laportës dhe ka pasur një takim kokë më kokë me presidentin e Barcelonës.
Mediat nuk bëjnë gjë me dije duke qenë se takimi ka qenë shumë privat, por të shumtë kanë qenë gazetarët që kanë pritur për babanë e Mesit në mënyrë që të marrin informacione për takimin.
Vetë Jorge Mesi u shpreh se dëshira e futbollistit është që të rikthehet dhe për këtë duhet që të diskutohet.
“Mesi ka dëshirë të rikthehet te Barcelona. Ekziston mundësia për rikthim”, u shpreh Jorge.