Elmando Gjini është zyrtarisht një futbollist i Ballkanit. Është Teuta që konfirmon marrëveshjen me kampionët dardan të cilët kishin amrrë dritën jeshile prej 2 ditësh. Gjini ishte dëshirë e Ilir Dajës që kërkoi një qendërmbrojtës cilësor për të zëvendësuar të larguarin Dellova.

Plot 120 mijë euro do të përfitojë Teuta teksa ruan edhe 15% të kartonit në shitjen e ardhshme. Talenti 21-vjeçar për vetëm 6 muaj ja doli të shkëlqente e të bëhej protagonist në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa tani synon të arrijë akoma më lart në atë të Kosovës.

“Mirupafshim Elmando Gjini! Klubi i futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtesit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme.

Faleminderit Fanella me nr. 92 për gjithçka. Klubi dëshiron të falënderojë Elmando Gjinin për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e Teutës dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruan klubi.