Sezoni i mire qe ka zhvilluar se fundi me ekipin e pare te Olimpiakos, ka qene nje bonus i madh per futbollistin me origjine nga Shkodra, Andreas Ndoj. Kjo sepse disa skuadra jane vene ne kerkim te tij, megjithate çdo gje tashme eshte ne doren e Olimpiakosit qe zoteron kartonin e tij.
Mbrojtesi 20 vjeçar sipas mediave greke, se fundi ka ngjallur interesimin e ekipit gjerman Borusia Munchengladbach. Ka qene ‘rp-online.de’ qe ka shkruar per kete gje teksa ben te ditur se klubi gjerman po sheh me interes futbollistin e Olimpiakos qe ka bere 27 ndeshje ne te gjitha kompeticionet e sezonit te fundit, me nje gol te shenuar dhe me nje asist.
Andreaj Ndoj vleresohet per formen trupore dhe jo vetem dhe per kete arsye, drejtues e Munchengladbach e kane shnderruar ne prioritet per merkaton e tyre ne prapavije ngaqe eshte drejt largimit mbrojtesi tjeter Nikos Elvedi. Megjithate perpos Ndojit, gjermanet jane duke ndjekur edhe futbollistin Lyngby.
Shkodrani qe luan per Olimpiakos dhe qe sipas transfermarkt vleresohet me shumen e larte prej 2 milione eurosh, konsiderohet ne “pole position” per shkak te moshes se tij shume te re.
Megjithate burime prane lojtarit bejne te ditur se nuk eshte vetem Borusia M’gladbach qe ka shfaqur interes per te sepse jane edhe 4-5 ekipe te tjera qe duan te marrin sherbimet e tij, por gjithsesi kjo gje eshte ne doren e Olimpiakos, skuader me te cilen eshte nen kontrate deri ne veren e vitit 2025.
Gjergj KOLA