Christian Panucci duket se është i lidhur ngusht me një rikthim te Roma, këtë herë në rolin e trajnerit.

Sikur ka ndodhur shpesh në muajt e fundit, emri i trajnerit aktual të kombëtares shqiptare gjen vend në listën e dëshirave të drejtuesve për stolin.

Humbja 3-0 në derbin kundër Lazios ka troditur jo pak pozitat e Eusebio Di Francesco te skuadra nga “Olimpico” dhe Panucci shihet si shpëtimtari i sezonit të tyre. Megjithatë, emri i Panuccit nuk është ai që tundon tepër drejtuesit e Romës, me Paolo Souza që shihet si favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së Seria A.

Gjithsesi, Panucci është aty sa herë që Roma ka nevojë për trajner dhe Federata Shqiptare e Futbollit duhet të nis të shqetësohet për këtë fakt, pasi herët a vonë mund të ndodh.