Lionel Mesi refuzoi milionat e Al Hilal për të kaluar te Inter Majemi, por duket se klubi arab nuk kërkon të ndalet, pasi do në skuadër një yll të futbollit botëror.

Siç bën me dije “CBC Sports”, sheikët po bëjnë gati një ofertë për të bindur Nejmarin që të transferohet në Arabinë Saudite.

Ylli brazilian pritet gjithashtu të largohet nga parizienët dhe për këtë arsye, klubi arab kërkon që ta ketë në skuadër.

Ende nuk dihet oferta që pritet t’i bëhet Nejmarit, por kur përmendet Arabia Saudite, milionat janë të shumta.