Një nga lojtarët shqiptarë më të suksesshëm në Europë është padyshim Milot Rashica. Një shpërthim te Werderi në sezonin e kaluar, duke qenë gjithmonë në listën e golashënuesve në ndeshjet e mëdha të Bundesligës.

Gjithmonë ka pasur skuadra që kanë qenë të interesuara për të marrë shërbimet e këtij futbollisti. Së fundmi është media e njohur italiane, “Calciomercatoweb” që shkruan se një nga dhuratat që Maldini mund t’i bëj trajnerit të ri te Milani, Piolit, është edhe Milot Rashica.

Opsioni i parë mbetet Moise Kean, ndërsa si emër i dytë përmendet Allan Saint-Maximin që luan me Newcastle. Nëse këto dy mundësitë do të dështojnë, atëherë do të tentohet marrja e Rashicës për 20 milionë euro.

Përflitet për një interesim që kërkohet të bëhet konkret që në muajin janar, por mbetet të shihet sesi do të zhvillohet kjo çështje. Gjithsesi, Pioli e kërkon një zgjidhje për sulmin dhe pret një afrim të ri nga bordi drejtues i klubit. /Sport Ekspres/