Modestia dhe Ibrahimoviç janë dy drejtëza paralele që asnjëherë nuk mund të takohen. Kjo pasi sulmuesi suedez jo vetëm që ka deklarata dhe vlerësim të madh për vetveten, por flet edhe me vepra.
Pavarësisht se është 38-vjeç dhe në të gjitha rastet për një lojtar në këtë moshë nuk do të interesohej askush tjetër veçse ekipet nga divizionet më të ulëta, kjo nuk ndodhë me Ibrahimoviç.
Pas largimit dhe përfundimit së aventurën në Amerikë te Los Angeles Galaxy, pikëpyetja e madhe mbetej e ardhmja duke parë dhe skuadrat e interesuara.
Por pronari i kampionatit në Amerikë, Garber, ka zbuluar gjithçka ndoshta edhe pa dashje në një intervistë për “ESPN”. Në fjalët e tij e ka bërë fakt të kryer që Milani e ka marrë Ibrahimoviç dhe ka gjetur akordin për merkaton e janarit.
“Zlatan është personash shumë interesant dhe më mban shumë të ngarkuar, por kemi nevojë për lojtarë të tillë. Ai është 38-vjeç tani dhe e ka marrë Milani, një nga klubet më të rëndësishme në botë. Unë jam i lumtur që ka qenë në kampionatin tonë”, ka thënë Garber. /Sport Ekspres/