Një lajm i bujshëm publikohet nga Turqia. Fenerbahçe interesohet për mesfushorin e Shqipërisë U-21, Omar Imeri. Turqit janë të fiksuar me shqiptarët e Maqedonisë, pasi para dy vitesh blenë dhe Elif Elmasin nga Rabotniçki.
Televizioni Shtetëror i Turqisë ka bëre me dije se drejtuesit e klubit turk janë takuar me mesfushorin shqiptar pas ndeshjes ndërmjet Turqisë U-21 dhe Shqipërisë U-21.
Fenerbahçe ka nisur sulmin për të riun. Imeri është në kontratë me Shkëndijen e Tetovës dhe prej një sezoni luan rregullisht. Ai ka shënuar 8 gola, ndërsa dhe eksperienca me Shqipërinë e ka ndihmuar shumë./telesport/