FIFA përjashtoi këtë të premte përjetësisht zyrtarin e lartë brazilian, Ricardo Teixeira, me akuzën e përfitimit të miliona dollarëve në rryshfet. Dënimi ndaj Teixeiras ka ardhur katër vite pas fillimit të hetimit federal nga prokurorët amerikanë.
Teixeira u shpall fajtor nga komiteti i etikës në FIFA për marrje rryshfeti në lidhje me kontratat e reklamave për kompeticionet Amerikano-Jugore në vitet 2006-12.
Ai gjithashtu u gjobit në shumën 1 milion franga zvicerane, por mbetet e paqartë se si FIFA mund të detyrojë shlyerjen e kësaj pagese.
72-vjeçari Teixeira u dorëhoq nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s në vitin 2012, para se të implikohej në një skandal 10-vjeçar të Kupës së Botës.
Teixeira u identifikuar në epokën e korrupsionit që lidhej me FIFA-n gjatë presidencës së gjatë të Joao Havelange, ish-vjehrri i tij dhe Sepp Blatter./ telesport/