UEFA ka vendosur të krijojë një tjetër ligë europiane pas Champions League dhe Europa League e quajtur UEFA Europa Conference League.
Një kompeticion që pritet t’I japi mundësi skuadrave më të vogëla që të përballen në Europë. Ky kompeticion me shumë mundësi pritet të nisë sezonin e ardhshëm dhe finalja mund të luhet në “Air Albania” në 2022.
Lajmi bëheti i ditur nga gazetari i Associated Press, Graham Dunbar që në një postim në rrjetet sociale thekson se “Air Albania” është stadiumi favorit për të pritur finalen e këtij kompeticioni.
Vendimi final pritet të merret pas disa javësh dhe mundësi janë të larta që në Tiranë e në stadiumin e ri të mbahet një finale Europiane./newsport/