Tomas Tuhel prej muajsh është pa skuadër pasi u shkarkua nga Çelsi në fillim të këtij sezoni.
Trajneri që shkroi historinë me “Blutë”, duke i dhënë atyre trofeun e dytë të Chamopions-it në historinë e klubit është vënë nën radarët e shumë klubeve dhe gjithashtu kombëtareve.
Ai përflitet se mund të jetë një nga zëvendësuesit e Gareth Sauthgejt te Anglia, por duket se gjermanin nuk e bind kjo ide.
Gjithsesi, siç raportojnë mediat angleze, 49-vjeçari ka nisur kontaktet me kombëtaren e Ganës. Duket se përfaqësuesja afrikane kërkon që të bëj gjithashtu historinë në arenën ndërkombëtare dhe për këtë arsye është vënë në ndjekje të një trajneri të njohur dhe me eksperiencë.
Gjithsesi nga Tuhel nuk ka ende një përgjigje, por siç raportohet kontaktet e para mes palëve kanë shkuar mirë.