Pas Amrando Sadikut i cili pritet të transferohet në merkaton e janarit drejt Instambul Bashaksheirit, një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes. Nje gje e tille eshte konfirmuar pasditen e sotme nga “Panorama Sport”.
Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni.
31-vjçari do të bëhet futbollisti më i shtrenjte shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.