Pep Guardiola është kandidat për t’u rikthyer në krye të pankinës së Bayern Munchen. Prestigjozja gjermane “Bild” raporton se trajneri i Manchester City-it shihet si pasuesi ideal pas largimit të Niko Kovaç.

Edhe pse operacioni duket mjaft i vështirë, drejtuesit gjermanë janë gati të bëjnë ofertën e tyre për teknikun spanjoll.

Pep ka dhe një vit kontratë me anglezët, por te Bayern janë gati ta transferojnë në verë në “Allianz Arena”. Guardiola prej katër sezonesh drejton Manchester City-in dhe sezonin që lamë pas arriti titullin kampion.

Një rikthim i mundshëm i Guardiolës është nxitur më shumë edhe prej vizitës së tij në terrenet ku stërviten bavarezët ku takoi edhe drejtuesit e klubit gjerman, raporton Bild./newsport/