I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS.

Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339.

A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori”– tha Paloka./BALKANWEB