Sulmuesi argjentinas i Juves, Paulo Dibala, i cili këtë sezon do të largohet nga “Zonja”, është duke menduar për të ardhmen e tij, me shumë klube të cilat e kërkojnë.

Njëri prej tyre është dhe Interi, me zikaltrit që kanë qenë të parët që kanë shfaqur interes drejt argjentinasit.

Duket se dhe Dibala po e mendon transferimin te klubi zikaltër dhe së fundmi thuhet se ka blerë një shtëpi të re në Milano.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, argjentinasi ka marrë një shtëpi shumë pranë selisë së Interit, gjë që ka shtuar dyshimet për transferimin e tij drejt zikaltërve.

Kujtojmë që në fund të sfidës me Lacion, tifozët bardhezi bërtisnin në kor: “Mos shko te Interi”, me argjentinasin që i premtoi besnikëri, por duket se Dibala ka marrë një vendim tjetër.