E ardhmja e futbollistit me origjine nga Shkodra Rocco Vata duket se do te jete ne Itali. Lojtari 18 vjeçar qe luan aktualisht me ekipin e Selltik, po vezhgohet prej kohesh nga perfaqes te klubeve italiane.
Dy dite me pare ne mediat britanike doli lajmi qe per Vaten eshte interesuar klubi i Frosinones qe çdo dite e me shume po hedh syte nga futbollistet shqiptare teksa vetem kohet e fundit ka bere pjese te veten Marvin Çunin, Arijon Ibrahimovic dhe Justin Ferizaj.
Por nga ana tjeter, po sipas mediave britanike, ato kane bere te ditur diten e sotme se klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët ditën e djeshme, për të ndjekur nga afër ndeshjen të rinjve mes Lacios dhe Sëlltik, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e Sëlltik.
Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.
Vata ka kontratë me Sëlltik deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltik si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryehet me parametra 0./SHKODRA-SPORT.COM/