Performanca e Samir Handanovicc kundër Torinos, i ka shqetësuar shumë tifozët e Interit, por akoma më tepër edhe drejtuesit.

Dy gabime të sllovenit, që sollën barazimin e rezultatit, nuk mund të jenë të pranueshme për një ekip që kërkon të rivalizojë Juventusin.

Kështu, sipas sajtit spanjoll “fichajes.net”, Interi ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen e portës.

Duke parë moshën e vjetër të Handanovicc, media spanjolle shkruan se në horizontin e zikaltrëve, shfaqen emrat e Alfons Areola(PSG), Andre Onana(Ajaks), si dhe Thomas Strakosha(Lacio).

Të tre janë më pak se 23 vjeç, dhe kanë treguar aftësi të shkëlqyera mes dy shtyllave.