Një sulmuese e kombëtares shqiptare të futbollit në klubin më të mire në SHBA. Lajmi i bujshëm vjen nga përtej Atlantikut ku Kristina Maksuti ka firmosur për ekipin e North Kerolajnës në NËSL, kategorinë kryesore në futbollit në një nga vendet që ka më të zhvilluar futbollin e femrave.

Sulmuesja shqiptare, pjesë e Duisburg në sezonet e fundit, pret vetëm pranimin e aplikimit për transferimin e kartonit të saj, që t’i bashkohet klubit amerikan, për të marrë pjesë në sezonin e ri në kampionatin amerikan.

Ajo ka qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit, por nuk ka qenë zgjedhje e parë për kuqezinjtë në majën e sulmit, pavarësisht eksperiencës së saj.

Maksuti, e lindur në Nju Jork, kthehet kështu përsëri në SHBA për të vazhduar karrierën e saj, ndërsa pritet të mësohet se si do të vazhdojë raporti i saj me përfaqësuesen shqiptare të futbollit, duke llogaritur distancën që e bën edhe më të vështirë afrimin në radhët e vajzave kuqezi, siç ka ndodhur me Furtuna Velajn.

Kujtojme qe Maksuti tre vite me pare ka luajtur edhe me kampionen e Shqiperise, Vllaznine e Shkodres ne ndeshjet e vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes.