Skerdi Bejzade do të marrë drejtimin e skuadrës së Armina Hannover në Gjermani. Ish-lojtari i disa skuadrave të njohura në Shqipëri, si Partizani, Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo jeton prej kohësh në Gjermani dhe tashmë i kanë besuar postin e trajnerit të parë.
Prej disa muajsh Bejzade stërviste skuadrën e të rinjve, por drejtuesit e klubit i kanë besuar postin e trajnerit.
Një gjë e tillë është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të klubit gjerman. Armina Hannover militon në ligat e ulta në Gjermani, por kjo do të jetë një detyrë e rëndësishme për Bejzaden.
“Në fund të sezonit trajneri i skuadrës Murat Solar do të largohet nga drejtimi i skuadrës. Në krye të ekipit do të vijë një njohje e vjetër e Bischofshol, ish-golashënuesi i kampionatit shqiptar Skerdi Bejzade”, thuhej në postimin e klubit gjerman.