Bajerni i Mynihut ka tentuar në muajt e fundit që të rinovojë kontratën me Joshua Kimish, por mesfushori ka hezituar për të kthyer përgjigje në kohë…

Bajerni i Mynihut në fillim tentoi që të zgjaste akordin duke ulur pagën, por palët nuk gjetën dakordësi. Më largimin e Tuhel dhe afrimin e Kompani, mesfushori u rikthye edhe një herë në qendër të projektit bavarez.

Maks Eberl i ofroi një kontratë të përmirësuar (gati 22 milionë euro në vit) Kimishit madje i premtoi se do të bëhej kapiten i klubit sapo Manuel Nojer të tërhiqej.

Hezitimi i mesfushorit për të kthyer përgjigje ka irrituar klubin, i cili mëngjesin e sotëm ka bërë me dije se oferta e fundit nuk është më në tavolinë. Gjithsesi për mediet gjermane dyert Kimishin nuk janë mbyllur plotësisht dhe rinovimi me Bajernin është ende një mundësi.