Ylber Ramadani është i infektuar me virusin COVID-19. Fillimisht lajmi doli edhe në vendin tonë, por më pas u mohua nga Federata Shqiptare e Futbollit duke bërë me dije se mesfushori kishte probleme fizike.
Në fakt e vërteta siç duket është ndryshe pasi Jacob Krugen, drejtori teknik i klubit, ka bërë me dije që 24-vjeçari ishte në vendin tonë ku do të luante me përfaqësuesen kuqezi.
“Ai është infektuar një javë më parë, kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren”, ka deklaruar drejtori teknik i klubit për gazetën “Folkeblad County Vejle”.
Sipas drejtuesve të klubit, Ramadani ka qenë asimptomatik, megjithatë duhet të zbatojë protokollin e caktuar për rikthimin në fushë. Kësisoj skuadra e Vejles do të bëjë pa shërbimet e shqiptarit në ndeshjen e parë të Superligës daneze.
Një lajm ky që nxjerr blof Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila një javë më parë bëri me dije që Ramadani nuk ishte i infektuar, madje duke publikuar edhe testin e tamponit. Por, provat janë ato që kanë vlerë në ditët e sotme.
Karantina e futbollistit së bashku me deklaratën e zyrtarit të klubit që bën me dije se Ramadani është me Coronavirus ku thekson se është infektuar në grumbullim me Kombëtaren duke u karantinuar për 1 javë, tregojnë të vërtetën./newsport/