Klubi kosovar, SC Gjilani, ka njoftuar ditën e sotme se ka nënshkruar me një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për Ergys Kaçen, ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Ju rikujtojmë që Kaçe dikurë ka luajtur edhe për Partizanin në Shqipëri, por u bë i njohur me anë të një supergoli nga goditja e dënimit që bëri kundër Francës në vitin 2015.

Klubi i Gjilanit e ka bërë të ditur transferimin e mesfushorit me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.