Gazeta më e rëndësishme argjentinase, “Ole” ka raportuar një lajm sensacional ditën e sotme. Kristian Panuçi kërkon të pajisë me pasaportë shqiptare mbrojtësin që aktivizohet në argjentinë Tomas Guidara.

Ky i fundit, sipas gazetës raportohet se ka prejardhje shqiptare. Ai luan për ekipin Belgrano dhe është 22 vjeç. Guidara është mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër.

Pyetja që ngre “Ole” ëshë se ‘a do të pranojë Guidara nëse propozimi bëhet konkret’? Por kush është Tomas Guidara, mbrojtësi që Panuçi kërkon ta pajisë me pashaportë shqiptare.? Emri i tij i plotë është Tomas Ezekuel Guidara. Ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë. Gjithë aktiviteti i tij futbollist është kryer te klubi Begrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.

Një nga gazetat më të rëndësishme në argjentinë, “Ole”, raportoj se mbrojtësi i djathtë, ka orgjinë shqiptare. “Federata ndjek lojtarë nga e gjithë bota që kanë prejardhjen e tyre dhe Guidara është një prej tyre. Ata kanë kontaktuar me përfaqësuesin e tij, Harcio Rosi.

Nëse Guidara fiton pasaportë shqiptare, atëherë ai mund të thirret nga Panuçi”, shkruante saktësisht gazeta. Futbollisti i Belgranos mund të përshtatet edhe në qendër të mbrojtjes. Më poshtë një video gjatë një performance të tij