Amir Rrahmani u shpall pak javë më parë kampion me Dinamon e Zagrebit dhe po bën paraqitje mjaft të mira edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka spikatur jo pak në mbrojtje. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë për Rrahmanin duke qenë se ka shumë interesime karshi tij.

“dhnet.be” raporton se në drejtim të Rrahmanit ka interesime nga disa skuadra me emër dhe se mbrojtësi i Kosovës mund të transferohet në verë te Standard Liezh pasi palët gjenden në bisedime të avancuara. Sakaq, nuk është vetëm Standardi skuadra që interesohet pasi në skenë kanë dalë edhe të tjerë emra.

I njëjti burim raporton se Sëlltiku i Skocisë dhe Amiensi nga Franca kanë shprehur interesimin e tyre për qendërmbrojtësin. Javët në vijim pritet që të ketë edhe të tjera zhvillime me Rrahmanin që do të zgjedhë skuadrën e re pasi me shumë gjasa do të largohet nga Zagrebi./vipsport/