Elseid Hysaj ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikues të EURO 2020. Kapiteni i Shqipërisë për këto dy takim është është përfolur ditën e sotme nga mediat italiane se një nga objektivat e Interit për sezonin e ri.
Sipas asaj që raportohet, Hysaj shihet si zëvendësuesi ideal i D’Ambrosios për krahun e djathtë të mbrojtjes. Kontaktet e para kanë nisur dhe tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit shkodran.
Te Napoli, Hysaj ka humbur vendin e titullari dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë që Hysaj mund të ndryshoi ambient. e gjithe zhurma e merkatos rreth mbrojtesit shkodran padyshim qe ka ndikuar edhe ne formen e tij dhe kete e tregoi edhe ne ndeshjen e djeshme te kombetares.
Ndonese luajti per 90 minuta, madje edhe duke mbajtur shiritin e kapitenit, ai nuk spikati per ndonje forme kushedi se çfare. Mbase sezoni i ri do ta gjeje ndryshe Hysajn.