Kapiteni i Kombëtares shqiptare Ledian Memushaj pas përplasjes me trajnerin Luçiano Zauri, ka menduar largimin nga ekipi i Pescarës.

Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu për një kërkesë nga ana e Memushajt drej menaxherit të tij për gjetjen e një skuadre të re.

Burime për Newsport.al kanë bërë të ditur se mesfushori vlonjat është vendosur në “radarin” e dy skuadrave të Seria A, Sassuolo dhe Genoa.

Cilësitë e kapitenit të Kombëtares njihen në Itali pas viteve të shumta të luajtura aty dhe shihet si një përforcim për të dyja skuadrat të cilat kanë hasur probleme fillim të këtij edicioni. Më parë Memushaj ka luajtur edhe me skuadrat si: Benevento, Lecce apo Chievo Verona.