Do të jetë një ndeshje speciale mes 2 skuadrave të Seria A këtë fundjavë. Parma dhe Sampdoria festojnë 30 vjetorin e binjakëzimit mes tifozerive. Për të festuar këtë event kaq special është vendosur që skuadrat të ndërrojnë fanellëta dhe të luajnë me të njëra-tjetrës.
Sampdoria do të jetë veshë fanellat me shirita të kryqëzuar, ndërsa Parma ato me ngjyrë blu me shirita horizontal. Ndeshja është programuar të luhet në “Tardini” në datën 5 maj.
Të gjitha fanellat do të përdoren në një ankand për bamirësi. Të ardhurat që do të vijnë nga shitja e fanellave të Parmës do të shkojnë për spitalin e fëmijëve të Xhenovës, ndërsa ato që vijnë nga shitjet e fanellave të Sampdorias do të shkojnë për spitalin e fëmijëve të Parmës.