Nga Gjergj KOLA
Më në fund duket se po vjen momenti i duhur për boksierët shkodranë. Nelson Hysa deklaroi pak ditë më parë për “Shkodra Sport” se tashmë ka ardhur momenti për sfida të mëdha me boksierët më të mirë të Botës, nisur edhe nga renditja që ai ka në ranglistën botërore dhe në fakt oferta e parë shumë e rëndësishme sapo i ka ardhur.
Ka qenë kompania e njohur angleze e promocionit “Queensberry Promotions, Ltd” e përfaqësuar nga menaxheri shumë i njohur me famë botërore Frank Warren ai që ia ka bërë ofertën Hysës, madje duke i dërguar edhe kontratën për ta firmosur, gjithmonë duke besuar se nuk do ta refuzonte nisur edhe nga bashkëpunimet që kanë patur bashkë sëfundi.
Dhe Nelsoni në tavolinë përveç shumës prej 300 mijë eurosh ka patur edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshej, pikërisht Moses Itauma, sllovakun që jeton në Angli dhe aktualisht renditet në vendin e tretë në Botë për Federatën WBO. Ndeshja do të zhvillohej në një periudhë të afërt dhe do të ishte prej 10 raundesh.
Gazeta “Shkodra Sport” e disponon kontratën prej 16 faqesh ku kanë qenë të parashikuara të gjitha detajet e marrëveshjes dhe detyrat e përfitimet dypalëshe. Një kontratë vërtetë shumë profesionale sepse jo më kot vjen nga një kompani nga më tGazeta “Shkodra Sport” e disponon kontratën prej 16 faqesh ku kanë qenë të parashikuara të gjitha detajet e marrëveshjes dhe detyrat e përfitimet dypalëshe. Një kontratë vërtetë shumë profesionale sepse jo më kot vjen nga një kompani nga më të njohurat e promocionit në sportin e boksit.
Për shumëkënd ndoshta përgjigja që boksieri shkodran duhej t’i jepte këtij propozimi, do të ishte një “PO” e menjëhershme, por në fakt ai e ka refuzuar. Kjo sepse kërkesa e tij ka qenë për një shifër shumë më të lartë, plot 1 milionë paundë!!! Dhe ka të drejtë ta kërkojë atë sepse për momentin renditet në vendin e 12-të në Botë.