Kampionët e Francës, PSG duket se kanë nisur nga puna për të përzgjedhur teknikun e ri të skuadrës, me largimin e Mauricio Poketinos që duket një çështje e vulosur.

Në orët e fundit një lajm i bujshëm se Zhoze Murinjo mund të jetë trajneri i ri i skuadrës duket se ka fituar terren.

Sipas raportimeve nga “Telegraph”, drejtuesit e parizienëve duket të kenë kontaktuar portugezin për ta bindur atë të bëhet trajneri i skuadrës duke i ofruar dorë të lirë në merkato për të zgjedhur futbollistët që do të transferohen në merkato, si dhe një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Portugezi pak kohë më parë u shpreh se ishte i lumtur te Roma dhe se po planifikonte të ardhmen me klubin italian, por la të hapur derën e largimit në të ardhmen ku në të tilla kushte nuk do të ishte çudi që portugezi të provonte një aventurë të re në Francë.