Kur te Arsenali ka humbur jo vetem vendin e titullarit, por edhe një vend në stolin rezervë, te Real Madridi i janë rikthyer dhe njëherë pistës Mesut Ozil. Sipas britanikes ‘The Independent’, madrilenët po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi të mundshëm të mesfushorit gjerman në kampionatin spanjoll.
Sikur të mos mjaftonte kjo, e njëjta gazetë raporton se për kalimin e tij në Madrid, mund të përdoret edhe ylli i skuadrës, Isko për të cilin Solari nuk ka shumë pëlqim. Që nga emërimi i tij si trajner i madrilenëve, Isko është kthyer në një çështje dhe po mendohet largimi i tij.
Megjithatë, paga e lartë që merr Ozil në Londër, mund të jetë një problem për Realin duke qenë se ai paguhet plot 300 mijë paund në javë dhe madrilenët do të synojnë që ulin ndjeshëm këtë pagë. Ajo që i jep më shumë siguri Realit që mund të marrë Ozilin, është krisja e marrëdhënies me klubin dhe dëshira për t’u larguar nga ‘Topçinjtë’. /vipsport/